DYLON

39 të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit “Menaxhimi i Zemërimit”

39 të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit “Menaxhimi i Zemërimit”
Avatar photo Redaksia

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë është përmbyllur me sukses programi “Menaxhimi i Zemërimit”, në kuadër të të cilit 39 të dënuar u certifikuan pas përfundimit të tij.

Programi është realizuar nga Zyrtarët për Zbatimin e Programeve Risocializuese, Suzana Gusturanaj dhe Labinot Myrtaj, me fokus në zhvillimin e aftësive të të dënuarve për menaxhimin e emocioneve dhe kontrollimin e reagimeve në situata të ndryshme.

EkoHigjiena

Gjatë zhvillimit të programit, pjesëmarrësit kanë punuar në njohjen dhe menaxhimin e impulseve, kontrollimin e zemërimit, si dhe në përmirësimin e mënyrës së të menduarit dhe sjelljes.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të dënuarit të zhvillojnë forma më konstruktive të komunikimit dhe reagimit në raport me të tjerët, të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre dhe të krijojnë mundësi më të mira për risocializim dhe riintegrim në shoqëri. Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë U.D. Drejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Arsim Sherifi, si dhe zyrtarë të tjerë të institucionit.

Gjatë ceremonisë, drejtuesit e institucionit vlerësuan rëndësinë e programeve risocializuese dhe kontributin e tyre në krijimin e një ambienti më të sigurt brenda qendrës. Sipas tyre, këto programe ndikojnë në zhvillimin personal dhe social të të dënuarve, në uljen e incidenteve dhe, në përgjithësi, në parandalimin e përsëritjes së veprave penale.

Programet e risocializimit janë pjesë e rëndësishme e procesit të përgatitjes së të dënuarve për kthimin në shoqëri, duke synuar një riintegrim sa më të suksesshëm pas përfundimit të mbajtjes së dënimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.