• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Në shkollat e Gjilanit fillon kontrollimi sistematik i nxënësve

Redaksia 2LONLINE 7 Shkurt, 2017 5 min
 Në shkollat e Gjilanit fillon kontrollimi sistematik i nxënësve
Në shkollat e Gjilanit fillon kontrollimi sistematik i nxënësve

Në shkollat fillore të komunës së Gjilanit, të martën ka nisur kontrollimi sistematik, projekt ky ku përfshin nxënësit e klasave 1-5-9 dhe realizohet nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Nagip Rexhepi”.

Projektit i ka dhënë përkrahje Komiteti për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (KSHMS), si trupë profesionale në këtë fushë. Kryesuesi Jashar Jashari ka thënë kontrolli sistematik në shkolla, është një projekt madhor për shëndetin e nxënësve si dhe planifikimin e politikave shëndetësore.
Jashari është shprehur i bindur se efektet e projektit janë pozitive, meqë nga viti në vit ka ulje të shkallës të disa sëmundjeve.

Ai e ka mirëpritur idenë për themelimin e një baze të të dhënave me gjetjet në terren, sepse do të lehtësonte procedurat e përcjelljes së një sëmundje ose anomalie tjetër tek këta pacientë si dhe gjendjes së tyre gjatë trajtimit të mëtejmë.

Përndryshe, hollësitë tjera për kontrollin sistematik të nxënësve, ka dhënë Fejzullah Berisha, drejtor i QKMF “Nagip Rexhepi”, i cili ka thënë se projekti fillon sot, në shkollën e qytetit “Musa Zajmi” dhe do të vazhdojë gjatë muajve të ardhshëm në të gjitha shkollat tjera të qytetit dhe fshatrave, ku përfshihen klasat 1-5-9.

Përndryshe, ai ka thënë se përgatitjet janë bërë me kohë, janë siguruar mjetet e nevojshme, duke nënvizuar edhe bashkëpunimin e mirë me shkollat dhe prindërit, që janë një element i rëndësishëm për mbarëvajtjen e projektit.

Objektiva të këtij projekti janë identifikimi i sëmundjeve dhe anomalive eventuale, duke i udhëzuar rastet e identifikuara për trajtim te mëtutjeshëm si dhe përgatitja e rekomandimeve për institucionet shëndetësore, të cilat kanë për obligim përmirësimin e politikave shëndetësore, ka thënë Berisha.

Nexhat Halili, anëtar i KSHMS, njëherësh mjek i ekipit për kontrollin sistematik të nxënësve, ka thënë se projekti nis në shkollën “Musa Zajmi”, ku do të vizitohen 220 nxënës dhe në shkollën “Abaz Ajeti” që ka 350 nxënës, për të vazhduar në shkollat tjera.

Sa i përket shifrave të pediklulozës, nga kontrollimi i kaluar, e cila ka marrë më shumë jehonë në publik, edhe pse nuk ka qenë në përmasa alarmuese, ai ka nënvizuar faktin se pedikuloza ka pasur rënie të madhe nga viti në vit.

Për të përmirësuar edhe më shumë gjendjen, Selvete Shurdhani ka sugjeruar organizimin e këshillimeve dhe ligjëratave me prindër, ku do të diskutohej për higjienën rëndësinë e saj në shëndetin e fëmijëve.
Sipas Fejzullah Berishës, në QKMF ekziston grupi i infermierëve për edukimin e komunitetit, i cili mban ligjërata në shkolla, lagje e fshatra dhe me siguri se e trajton edhe këtë problem.

Agron Leka ka thënë se kontrollimi sistematik i nxënësve i ka anët e veta pozitive, sepse mundëson zbulimin e hershëm të sëmundjeve dhe anomalive tjera tek fëmijët dhe krijon mundësi për trajtimin me kohë të të gjitha çrregullimeve të gjetura shëndetësore.

Po ashtu krijohet mundësia për krijimin e dosjes së pacientit, e cila e lehtëson punën e mjekëve në fazat tjera të trajtimit të rasteve, ka thënë Leka. Por, sipas tij, kjo do të funksiononte më mirë sikur të sigurohet lidhja e intranetit, sepse do të ndihmonte shumë mjekët të kenë qasje në dokumentacionin e pacientit.

Meqë nevoja e do që mjekët të mos jenë vetëm konstatues dhe përshkrues të gjendjes në terren, por edhe përcjellës të saj, Veton Uka ka thënë se është i domosdoshëm krijimi i një baze të të dhënave të pacientëve, në këtë rast të nxënësve, ku do të shënoheshin problemet e evidentuara shëndetësore tek secili prej tyre. Kjo do ta lehtësonte shumë punën e mjekëve në trajtimin e rasteve, ka thënë ai.

Projektit i ka dhënë mbështetje edhe drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullahu, i cili ka thënë se evidentimi i një sëmundjeje është gjysma e punës, prandaj ka kërkuar që rastet të përcillen nga mjekët e terrenit edhe në fazat tjera të trajtimit.

Po ashtu, Hajrullahu ka thënë se duhet të analizohet më thellë një anomali e caktuar, për t`i zbuluar edhe shkaktarët e paraqitjes së saj, nëse është më e theksuar në një lokacion se sa në një tjetër.


Jashar Jashari

Etiketa:“Musa Zajmi” Gjilan kontrollimi sistematik nxënësit e klasave 1-5-9 QKMF shkollat
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022
Nacionale

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi Akademinë Mbretërorë Ushtarake Sandhurst, në

12 Gusht, 2022
Sport

Këtë fundjavë starton edicioni i ri i Superligës, Gjilani mirëpret Ferizajn, Drita

12 Gusht, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022

Më 13 gusht bëhet rivarrimi i dëshmorit, Enver Pacolli në varrezat e dëshmorëve në Gjilan

11 Gusht, 2022

Maliqi: Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitar rekomandon shkarkimin e Aid Berishës nga drejtimi i Zyres për Preshevë.

11 Gusht, 2022

Kërkohet Masa e Paraburgimit për 22-vjeçaren nga Gjilani

11 Gusht, 2022

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të pa autorizuar të substancave narkotike

11 Gusht, 2022

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë

11 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com