Sot në ambientet e kazermës “Skënderbeu” në Ferizaj përfundoi me sukses “Kursi i Liderit Luftarak”. Ky kurs është baza e një ushtaraku profesionist, sot këta nënoficerë po transformohen nga lider individ në lider frymëzues të skuadrës, njofton FSK.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes është qendër e gravitetit për edukimin, zhvillimin profesional dhe stërvitjen e gjeneratave të reja. Shkolla e Nënoficerëve është duke punuar me përkushtim për të ndërtuar dhe zhvilluar sistem të vlerave ku nënoficerët janë drejtues të taktikave, teknikave, disiplinës dhe standardeve bashkëkohore të bazuara në doktrinën e ushtrisë amerikane.
Tridhjetë e shtatë nënoficerët që diplomuan sot do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në detyra dhe përgjegjësi për shërbim në të gjitha njësitet e FSK-së. /2LONLINE/