DYLON

351 TË SHËRUAR DHE 385 RASTE ME COVID-19!

351 TË SHËRUAR DHE 385 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.442 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 385 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (80, 73 vjeç), Prizren 1 rast (76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Gjakovë 1 rast (69 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Graçanicë 1 rast (73 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 48.337 raste nga 169.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.240 raste të vdekjes.

EkoHigjiena

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 351 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 35.790 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.307.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 153 raste, Pejë 37 raste, Podujevë 34 raste, Ferizaj 30 raste, Gjakovë 19 raste, Fushë-Kosovë 15 raste, Gjilan 12 raste Vushtrri 10 raste, Drenas 9 raste, Istog 8 raste, Klinë 8 raste, Lipjan 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 6 raste, Suharekë 6 raste, Rahovec 4 raste, Kamenicë 3 raste, Viti 3 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Hani Elezit, Novobërdë, Shtime dhe Skenderaj. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.