DYLON

34 fermerë vitias bëhen me analiza të tokës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Drejtoria për Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka kryer analizat e tokës për 34 fermer të Komunës së Vitisë, kryesisht për fermerët të cilët dëshirojnë të kultivojnë pemë të imta dhe perime.

Mostrat e tokës janë marrë në fshatrat si Gjylekar, Lubishtë, Viti, Smirë, Kabash dhe disa fshatra të tjerë ku janë dërguar më pas për analizë në Institutin e Bujqësisë në Pejë dhe atë falë financimit të këtij projekti nga nga NOA USAID.

EkoHigjiena

Përndryshe fermerët përfitues për një periudhë prej 3-5 vjet kanë një pasqyrë e cila tregon se çfarë kulture mund të kultivojnë, çfarë plehra por edhe sasinë e saj.

Po ashtu edhe përfaqësuesi i NOA USAID nga sektori i marketingut Musli Berisha në bashkëpunim me përfaqësues të kompanisë “Ananas Impex” që merret me prodhimin e piperit të kuq ju prezantuan fermerëve llojet e specit për përpunimin.

Sipas zyrtarëve nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural kjo kompani ju ka ofruar fermerëve mundësinë e lidhjes së kontratave, ku sipas tyre kompania në fjalë ju ka ofruar farën për mbjellje dhe transportin. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.