DYLON

319 TË SHËRUAR DHE 461 RASTE ME COVID-19!

319 TË SHËRUAR DHE 461 RASTE ME COVID-19!
Avatar photo Redaksia

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.138 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 461 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç).

EkoHigjiena

Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.