30 të rinj do të fillojnë punë praktike me pagesë në drejtoritë komunale të Gjilanit
30 të rinj do të fillojnë punë praktike me pagesë në drejtoritë komunale të Gjilanit, ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
Kryetari Hyseni tha se me të rinjtë të cilët do të zhvillojnë punë praktikë me kompensim në institucionet komunale, me periudhë 3 mujore.
“Me qëllim promovimin e shkathtësive të punësimit, nxitjen e bashkëpunimit dhe fuqizimin e të rinjve në tregun e punës, K-GenU është platforma përmes të cilës do të ndihmojmë të rinjtë në përmirësimin e tranzicionit nga shkolla në punë dhe për të marrë përvojën e tyre të parë të punës”, është shprehur ai.
Ky program është partneritet mes Ministria e Financave / Republika e Kosovës, Unicef Kosovo Programme dhe Kosovo CSR Network.
