DYLON

30 milionë euro “haraçi” për Luginën

Avatar photo Redaksia

Hiç më pak se 30 milionë euro i kanë marrë deri më tash kompanitë e sigurimeve në Kosovë nga shitja e policave kufitare. Gjatë kësaj periudhe kohore, kompanitë në emër të dëmeve që i kanë shkaktuar veturat me tabela të Serbisë dhe të shteteve tjera evropiane kanë paguar dëme rreth dy milionë euro, e ku kompensimi është shumë fish më i vogël se sa të hyrat e përfituara, e që është konsideruar si “plaçkë” për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës, ku përfshihet Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Sherif Gashi, njohës i sektorit të sigurimeve në Kosovë, thotë se aplikimi i taksës kufitare, mund të konsiderohet si “haraç” për shqiptarët që jetojnë përtej kufijve.

EkoHigjiena

Sipas tij, vendosja e kësaj takse në vitin 2011 ka qenë totalisht e panevojshme, pasi që sipas tij, si e tillë ka qenë ndëshkim vetëm për popullatën shqiptare.

“Në Kosovë hyjnë 10 serbë e 1000 shqiptarë dhe kjo nuk ka qenë masë reciproke. Por ka qenë pikërisht vetëm ndëshkim për popullatën shqiptare që jeton atje. Unë po habitem me veprimet e fundit të kryeministrit, i cili para pak ditësh mori vendim për heqjen e takses e të cilën ai e konsideroi si të dëmshme.Por, të njëjtën e ka vendosur vetë ai”,ka thënë Gashi.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), gjatë vitit 2012 primet e pranuara nga policat kufitare shënuan rritje të konsiderueshme prej 52,6 për qind, duke arritur vlerën prej 14,7 milionë euro./zeri.info/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.