DYLON

3.5 milionë euro investime për ta bërë Kulturën MaMirë!

3.5 milionë euro investime për ta bërë Kulturën MaMirë!
Avatar photo Redaksia

3.5 milionë euro investime për ta bërë Kulturën MaMirë!

/Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/

?Rinovimi i teatrit të qytetit. Do të ftojmë ekspertët më të mirë për çështjen e akustikës, me investime të reja në pajisjet më të fundit.

Projekti përfshin inventar të ri, pajisje teknologjike si kompjuterë, laptopë, printerë, pajisje profesionale zërimi, projektorë, garderobë për fondin e artistëve etj.

?Rikthimi i kinemasë së qytetit në qendër.

? Hapësirë të përshtatshme për kinema të hapur. Bashkë me të, krijimi i një amfiteatri të jashtëm shtesë për shfaqje teatrale dhe hapsirë të mjaftushme për parkingje.

?Ndërtimi i sallës koncertale në qytet.

?Investime të reja në Shkollën e Artit “Adem Kastrati” për krijimin e hapësirës ekspozuese, galerisë për nxënësit e shkollës, pasi aktualisht nuk ka hapësirë të tillë.

?Thirrje publike për festivale të reja bashkëkohore.

?Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj.

?Transparencë dhe meritokraci në ndarje të subvencioneve për të gjitha fushat.

?Përfundimi sa më i shpejtë i Kult Qendrës dhe investim shtesë për finalizimin e eksterierit dhe interierit, me ndarje hapësirash mirë të planifikuara për këtë projekt.