DYLON

27 Marsi – Dita Botërore e Teatrit

27 Marsi – Dita Botërore e Teatrit
Avatar photo Redaksia

Sot, në këtë ditë të veçantë, Teatri i Gjilanit bashkohet me komunitetin teatror anembanë botës për të festuar fuqinë e teatrit si një mjet i pazëvendësueshëm i reflektimit, dialogut dhe ndryshimit shoqëror.

Teatri është pasqyrë e kohës, një hapësirë ku rrëfehen histori që na sfidojnë, na frymëzojnë dhe na bëjnë të ndjejmë më thellë. Është vendi ku e kaluara takohet me të tashmen dhe ku arti bëhet zë për ata që nuk mund të flasin.

EkoHigjiena

Në këtë ditë, falënderojmë të gjithë artistët, aktorët, regjisorët, dramaturgët, teknikët, bashkëpunëtorët dhe publikun tonë besnik që e mbajnë teatrin gjallë. Pa ju, skena do të ishte e zbrazët!

Si çdo vit, edhe këtë herë, shpërndahet mesazhi zyrtar i Ditës Botërore të Teatrit, të cilin, në shqip, mund ta lexoni në fotot e bashkangjitura.

Le të festojmë teatrin sot dhe çdo ditë!

/Teatri i Qytetit – Gjilan /

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.