27 Mars – Dita Botërore e Teatrit
Teatri është një hapësirë ku shoqëria e sheh veten në pasqyrë – me të gjitha pyetjet, frikërat dhe shpresat e saj. Në skenë lindin histori që na sfidojnë të mendojmë ndryshe, të ndiejmë më thellë dhe të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin.
Në këtë ditë të veçantë, Teatri i Gjilanit i bashkohet komunitetit teatror në mbarë botën për të festuar fuqinë e teatrit si art i gjallë, i cili ekziston vetëm në takimin e drejtpërdrejtë mes aktorit dhe publikut.
Falënderojmë të gjithë artistët, bashkëpunëtorët, teknikët dhe publikun që gjatë viteve kanë qenë pjesë e kësaj udhe të përbashkët artistike. Pa ju, teatri nuk do të kishte kuptim.
Gëzuar Ditën Botërore të Teatrit!
Le të vazhdojmë të krijojmë, të pyesim dhe të ndrysojmë botën së bashku.
/Teatri i Qytetit, Gjilan/
