DYLON

26 trajnerë për 6 muaj, vetëm tri klube të Superligës nuk e kanë ndërruar trajnerin

26 trajnerë për 6 muaj, vetëm tri klube të Superligës nuk e kanë ndërruar trajnerin
Avatar photo Elife Sherifi

Vetëm Prishtina me Mirel Josën, Flamurtari me Arsim Thaçin dhe Drenica me Tahir Lushtakun nuk i kanë ndërruar trajnerët në këtë kampionat.

Kur ka kaluar gjysma e kampionatit, 12 ekipet të Superligës në futboll janë menaxhuar nga 26 trajnerë gjithsej, qoftë për një periudhë të shkurtër kohore apo më të gjatë.

Trajnerin e kanë ndërruar edhe dy skuadrat gjilanase, Drita dhe Gjilani. Drita në këtë kampionat tani është me trajnerin e tretë Ardian Nuhiu pas Bekim Isufit dhe Shpëtim Duros. Kf.Gjilani dje shkarkoi Sedat Pajazitin, ndërsa para tij ishte Arbnor Morina.

EkoHigjiena

Edicionin e kaluar ishte regjistruar rekordi, me 30 trajnerë që menaxhuan në 12 skuadra, që i bie një mesatare afërsisht 3 trajnerë në një klub. E nëse vazhdohet me këtë ritëm ka gjasa që ky rekord të thyhet sivjet.

Ky është një tregues që klubet nuk kanë vizion afatgjatë dhe trajnerët nuk mund t’i mbijetojnë gjatë presionit, pas një serie jo të mirë të ndeshjeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.