DYLON

26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste pozitive në Kosovë

26 të vdekur dhe 1 mijë e 448 raste pozitive në Kosovë
Avatar photo Redaksia

03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

EkoHigjiena

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.

Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.