DYLON

25 vjet nga suprimimi i autonomisë së Kosovës

Avatar photo Redaksia

​Sot me 23 mars, bëhen 25 vjet, që nga votimi i dhunshëm në parlamentin e atëhershëm të Kosovës për heqjen e autonomisë së Kosovës. Këtij akti iu paraprinë disa protesta e greva gjithë popullore të shqiptarëve.

Në fund të vitit 1988, dhe në fillim të vitit 1989, greva e minatorëve dhe e studentëve shqiptarë nga data 19 deri me 29 shkurt 1989, shënuan kulmin e një rezistence të fuqishme kundër fushatës shoviniste të Milosheviqit për rrënimin e autonomisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Mirëpo, Qeveria serbe nuk përfilli vullnetin e shqiptarëve dhe në vend të kësaj edhe njëherë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, që i përngjante një shtetrrethimi ushtarak.

Ndërsa, më 23 mars të vitit 1989, nën rrethimin policor e ushtarak të Parlamentit të Kosovës u imponua votimi dhe numërimi i votave u bë në mënyrë jokorrekte dhe transparente, ku Kosova humbi autonominë e saj.

Më 28 mars 1989, në Beograd festohej me pompozitet shfuqizimi i autonomisë së Kosovës dhe shpallej “unifikimi” i Serbisë, derisa në Kosovë vazhdonte edhe më tej torturimi, burgosja dhe vrasja e shqiptarëve, të cilët atëbotë manifestonin në mënyrë paqësore kundër shfuqizimit të të drejtave të tyre nga regjimi neofashist i Milosheviqit.

Sipas skenarit më herët të përgatitur në Beograd, në krye të piramidës për burgosje u gjetën Azem Vllasi dhe udhëheqësit e “Trepçës” dhe disa minatorë (Aziz Abrashi, Burhan Kavaja, Avdi Uka, Veli Osmani)…Pastaj Lazër Krasniqi, drejtor i KEK-ut etj. Ata u akuzuan për vepër penale, të dënueshme sipas ligjit penal edhe me vdekje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.