DYLON

25 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani – Katana

25 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani – Katana
Avatar photo Redaksia

Sot bëhen 25 vjet nga rënia e heroit të kombit Agim Ramadani – Katana. Më poshtë po ua sjellim një historik të shkurtër rreth Betejës së Koshares dhe rënies se heroit Agim Ramadani – Katana.

Katana ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët. Beteja e Koshares është një ndër më të lavdishmet e më të mëdhatë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

EkoHigjiena

Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, ajo njihet edhe si ngjarja që theu kufirin shqiptaro-shqiptar. Siç raportohej, ushtria serbe e kohës ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rusë e sllavë të tjerë.

Në ditën e tretë të luftimeve të Betejës së Koshares, më 11 prill 1999, Agim Ramadani ra dëshmor në përballje me forcat serbe. Brigada e komanduar prej tij, mori emrin e komandantit të saj: Brigada 138 “Agim Ramadani”, kurse emri i këtij luftëtari dëshmor, u bë sinonim për gjithë Betejën e Koshares.

Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë serbe. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta kishte humbur 140 luftëtarë. Beteja ka thyer kufirin Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani ishte pra strategu që me bashkëluftëtarët e tij, kishte organizuar sulmin dhe shembjen e kufirit ndarës me Republikën e Shqipërisë, nisur me aksionin e 9 prillit 1999.

Lavdi Agim Ramadanit dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!

Pak biografi

Ndryshe, Agim Ramadani Lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit me 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë Ushtarake – drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë, i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, aj braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 u pranua si anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Në vitin 1998, ai iu përgjigj thirrjes së Atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e tij. Ishte i pari që shkuli gurin e piramidës kufitare në Koshare.

Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, aj ra heroikisht – për mos me vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ – Katana. Llogaritet si një nga heronjtë ma të njohur të historisë së re shqiptare.

Përndryshe, Agim Ramadani ka qenë anëtar i Akademisë Europiane të Arteve, ndërsa poezia e piktura kanë qenë pasionet e tij gjatë shkollimit të lartë në Zagreb. A i është pjesë e antologjive të ndryshme të letërsisë shqipe botuar pas vitit 2000.

M’u shterrshin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”, janë vargjet kuptimplota, të shkruara edhe në shtatoren e Agim Ramadanit që ndodhet në qendër të qytetit të Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.