DYLON

25 vjet burg për veprën penale vrasje e rëndë

25 vjet burg për veprën penale vrasje e rëndë
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B., duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej njëzet e pesë (25) vite burgim.

I akuzuari me datë 23.05.2018 në fshatin Karaçevë e Poshtme, Komuna e Kamenicës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta në mënyrë mizore, djalin e tij, tani të ndjerin L. B. të moshës 14 vjeçare.

Fillimisht ai ka kërkuar nga i njëjti sqarime lidhur me mungesën e të hollave në vlerë prej 1.500 Euro dhe pasi që nuk ka marr një përgjigje nga ai, i njëjti ka filluar të përdorë forcën ndaj tij, duke e goditur së pari me një shufër metalike e më pas edhe me një shkop druri në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, duke i shkaktuar me këtë rast plagë vdekjeprurëse.

EkoHigjiena

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, me një aktvendim të posaçëm ka vazhduar masën e paraburgimit për të akuzuarin.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.