DYLON

24 mijë e 500 seanca të dializës në Shërbimin e Dializës të Klinikës së Nefrologjisë

24 mijë e 500 seanca të dializës në Shërbimin e Dializës të Klinikës së Nefrologjisë
Avatar photo Redaksia

Gjatë vizitës në Klinikën e Nefrologjisë, ushtruesja e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, është njoftuar me punën që po bëhet në këtë klinikë dhe projektet që janë në zhvillim e sipër, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Mimoza Ukimeraj, drejtoreshë e Klinikës së Nefrologjisë ka njoftuar se nga fillimi i vitit, deri më tani kanë trajtuar 665 pacientë me 24 mijë e 500 seanca dialize.

EkoHigjiena

Në fokus të bisedës ishte edhe projekti për funksionalizim të Dializës Peritoneale, për të cilin u.d. drejtoresha e ShSKUK premtoi mbështetje.

U diskutua edhe për zhvillimin e shërbimeve të reja, fillimin e trajtimit të sëmurëve me metodën ekstrakorporale të detoksifikimit -Plazmaferezë, por edhe trajnimi i stafit, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.