DYLON

24 marsi 1999, kthesë historike për shqiptarët!

24 marsi 1999, kthesë historike për shqiptarët!
Avatar photo Redaksia

Dita 24 mars 1999, është ditë e shënuar për popullin shqiptar, për ta celebruar si ditën e fitores. Është pikërisht kjo ditë, kur, populli i Kosovës e mbarë kombi shqiptar ngjalli shpresën që kurrë nuk do të vdiste më për liri e pavarësi.

Shkruan: Rashit Sahiti

Më 24 mars 1999, është dita për njohjen e Kosovës në botë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në rrjedhat evropiane dhe evro-atlantike. Këtu, pra, qëndron vlera historike e magjike e kësa dite e quajtur 24 marsi 1999, dita sulmeve ajrore, dhe e rolit e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish Presidentit të saj William Jeferson Clinton – Bill Klintonit dita e fjalimit të tij adresuar kombit amerikan sot 20 vjet më parë.

EkoHigjiena

Është dita e kthesës së madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është dita e një vendime e sulmi me vlerë historike, jo vetëm për Kosovën që të çlirohej një herë e përgjithmonë nga sundimi ushtarako-policor i Serbisë së Millosheviqit, por edhe me peshë shumë e më të gjerë për ndryshimet gjeostrategjike që do të ndodhnin më pas në Ballkan e rajon me vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë, e përreth saj.

Është dita që përshpejtoi largimin dhe rrëzimin e diktatorit komunist të Millosheviqit, nga të gjitha skenat dhe dërgimin e tij në Hagë.

Ne sot i shprehim mirënjohjen tonë të përjetshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe të gjitha vendeve të tjera të NATO-s, të cilat na u gjenden pranë në momentet më të vështira. Partneriteti strategjik dhe koordinimi në çdo hap i joni me SHBA-të dhe miqtë euroatlantikë, ashtu si 20 vjet më parë, janë formula e suksesit tonë të përbashkët në të ardhmen.

Çdo kush që nuk i ndëgjon këshillat e tyre, nuk ia don të mirën vendit dhe fqinjësis së mirë.

*Përjetësisht falënderues ndaj popullit mik, SHBA-ve !

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.