DYLON

24 marsi 1999: Kosova nga Liria deri te Pavarësia

Avatar photo Redaksia

Me 24 Mars 1999 momenti historik – Në Shtëpinë e Bardhë fjalimi i drejtuar amerikanëve – nga ish-presidentit amerikan Bill Klinton për arsyet e intervenimit humanitar në Kosovë

24 Mars 1999, është ditë e shënuar për popullin shqiptar, për ta celebruar si ditën e fitores. Është pikërisht kjo ditë, kur, populli i Kosovës e mbarë kombi shqiptar ngjalli shpresën që kurrë nuk do të vdiste më për liri e pavarësi.

EkoHigjiena

Është dita, kur nisën sulmet ajrore të SHBA-së e NATO-s, kundër forcave ushtarake dhe policore të Serbisë.

Është dita e kthesës së madhe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, është dita e një vendime e sulmi me vlerë historike, jo vetëm për Kosovën që të çlirohej një herë e përgjithmonë nga sundimi ushtarako-policor i Serbisë së Millosheviqit, por edhe me peshë shumë e më të gjerë për ndryshimet gjeostrategjike që do të ndodhnin më pas në Ballkan e rajon me vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë, e përreth saj.

Është, dita që përshpejtoi largimin dhe rrëzimin e diktatorit komunist të Millosheviqit, nga të gjitha skenat dhe dërgimin e tij në Hagë – ku edhe vdiq në një nga dhomat e burgimit . Kosova, çlirimi dhe liria e saj shënojnë edhe rënjen e shkërmoqjen e perandorisë sunduese sllavo – komuniste në rajon.

Më 24 mars 1999, është dita për njohjen e Kosovës në botë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e Kosovës në rrjedhat evropiane dhe evro-atlantike. Të cilën sot e njohin 108 shtet përfshirë edhe shtetet më të fuqishme të botës, Gjermania, Anglia, Japonia, Franca, Italia dhe Miku i Madh dhe i Përjetshëm si ka thënë Presidenti historik Rugova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtu, pra, qëndron vlera historike e magjike e kësa dite e quajtur 24 marsi 1999, dita sulmeve ajrore, dhe e rolit e luftës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish Presidentit të saj William Jeferson Clinton – Bill Klintonit, dita e fjalimit të tij adresuar kombit amerikan sot gjashtëmbëdhjet vjet më parë.

për më tepër:
http://botasot.info/kosova/385290/24-marsi-1999-kosova-nga-liria-deri-te-pavaresia-video/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.