DYLON

23 zyrtarë të IPK-së certifikohen nga instruktorë të FBI-së

23 zyrtarë të IPK-së certifikohen nga instruktorë të FBI-së
Avatar photo Redaksia

23 zyrtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), u certifikuan sot në Prishtinë pas përfundimit të trajnimit për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së dëshmive”.

Ky trajnim u organizua nga Ambasada Amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI – Federal Bureau of Investigation).

EkoHigjiena

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë edhe Atasheu i Programit të ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane për Kosovë – Kimberly Riffe dhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj.

Ky trajnim konsiderohet jashtëzakonisht i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së, si fushë në të cilën ICITAP-i amerikan po kontribuon në vazhdimësi.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.