• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

23 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani – Katana

Redaksia 2LONLINE 11 Prill, 2022 5 min
 23 vjet nga rënia e heroit Agim Ramadani – Katana

Sot bëhen 23 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani. Më poshtë po ua sjellim një historik të shkurtër rreth Betejës së Koshares dhe rënies se heroit Agim Ramadani – Katana.

M’u shterrshin sytë nëse pushoj; lirinë tënde me ëndërrue; mallkue qoftë gjaku im, nëse m’vrasin pa luftue”. Këto janë vargjet e poezisë “Liria”, që Agim Ramadani e kishte shkruar në ditët e tij të fundit, para se të vdiste.

Ai ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët. Beteja e Koshares është një ndër më të lavdishmet e më të mëdhatë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Palët në këtë betejë kanë qenë të pabarabarta, por UÇK-ja ka pasur përparësi strategjike, pasi beteja është zhvilluar në kufirin me Shqipërinë. Pikërisht për këtë arsye, ajo njihet edhe si ngjarja që theu kufirin shqiptaro-shqiptar. Siç raportohej, ushtria serbe e kohës ka qenë e ndihmuar edhe nga mercenarët e vullnetarët rusë e sllavë të tjerë.

Pas një beteje të ashpër për çdo metër katror, UÇK-ja arriti të krijojë avantazhe dhe të dëbojë e të zmbrapsë ushtrinë serbe. Për 70 ditë radhazi në luftimet e përditshme, Brigada 131 “Agim Ramadani”, nga radhët e veta kishte humbur 140 luftëtarë. Beteja ka thyer kufirin Kosovë-Shqipëri, gjë që sipas ish-luftëtarëve ishte një korridor i rëndësishëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Ramadani ka qenë anëtar i Akademisë Europiane të Arteve, ndërsa poezia e piktura kanë qenë pasionet e tij gjatë shkollimit të lartë në Zagreb. A i është pjesë e antologjive të ndryshme të letërsisë shqipe botuar pas vitit 2000.

Pak biografi

Ndryshe, Agim Ramadani Lindi në në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit me 3 maj 1963. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë Ushtarake – drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë, i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoi si emigrant politik, meqë me fillimin e luftës në Kroaci, aj braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 u pranua si anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Në vitin 1998, ai iu përgjigj thirrjes së Atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin e piramidës kufitare në Koshare.

Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, aj ra heroikisht – për mos me vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ – Katana. Llogaritet si një nga heronjtë ma të njohur të historisë së re shqiptare.

Në Gjilan para Teatrit të Qytetit i është ngritë një shtatore. Është  përfaqësua në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhës, djemtë Jetonin dhe Edonin, si dhe vajzën Lorinën. /2LONLINE/

Etiketa:Agim Ramadani aktuale Gjilan heroi Katana Zhegër
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Kamenicë

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022
Nacionale

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit

9 Gusht, 2022
Policia

Arrestohet një i dyshuar dhe konfiskohen mbi 27 kg marihuanë

9 Gusht, 2022
Gjykatë/Prokurori

Aktakuzë kundër dy personave për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të

9 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Polica parandalon kontrabandën me kafshë

9 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti takoi Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it

9 Gusht, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës

9 Gusht, 2022

Kërkohet përfundimi sa më parë i shkollës në Pozheran dhe ndërtimi i çerdhes në Viti

9 Gusht, 2022

LDK: Gjendja e rënduar higjienike në DKA, kërcënim serioz për shëndetin e nxënësve dhe zyrtarëve komunal

9 Gusht, 2022

Flasin për mbrojtjen e pyjeve

9 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com