(2L ONLINE) – Në përkujtim të 15 vjetorit, kur nga disa lokalitete të tri Komunave, banorët shqiptarë u zhvendosën dhe i lanë trojet e tyre nga presionet, dhuna, ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë . Disa vendbanime shqiptare të brezit kufitarë u zbrazën tërësisht nga presionet e shumta të forcave serbe që ti lëshojnë trojet e tyre. Ndodhi largimi i popullatës autoktone në mënyrën e detyrueshme nga kjo hapësirë , në format më të dhimbshme .Veçmas disa lokalitet apo zona kufitare të Komunës së Bujanocit dhe Medvegjës pothuajse u zbrazën tërësisht. vetëm nga qershori 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë, një pjesë e tyre u kthyen nëpër shtëpitë e tyre, por se sa u kthyen e sa mbetën nuk kemi skenime të sakta .
Dita e mërkurë e 23 qershorit 1999, për banorët e shqiptarë të tri Komunave e pësuan dhe mbetën shkretë pa banorët e vet për shkak që në këto anë filluan të arrijnë forca të mëdha të ushtrisë , policisë dhe xhandarmërisë që tërhiqeshin nga Kosova. Pra 23 qershori 1999, do të kujtohet si një ditë e kobshme në gjithë historinë e asaj ane . Nuk kaluan më mirë as banorët e fshatrave kufitarë të Komunës së Preshevës, të njohur si Malësia e Karadakut. Banorët shqiptarë në qytetin e Medvegjës dhe në fshatrat e kësaj Komune , fshatrat në Malësinë e Gollakut apo të njohur edhe si Malësi e Bujanocit që janë vendbanime tipike kodrinor-malor .
Që nga fillimi i bombardimeve të NATO-s , kundër caqeve serbe, shumë banorë që ishin shpërngulur shumë më herët nga kjo pjesë, për shkak të kushteve tejet të rënda, por me njëfarë mënyre u rikthyen, prapë në fshatrat e tyre stërgjyshore, duke menduar më lehtë do të kalojnë, por jo përkundrazi kaluan si është më së keqi.Qysh më datën 27.04.1999 , u bë një kontrollim i përgjithshëm në shumë fshatra të tri Komunave, me pretekst të kërkimit të armëve dhe materialit të UÇK-së.
Me këtë rast pati të rrahur, të maltretuar në forma më të rënda. Gjatë tërë muajit maj 1999, pati një keqtrajtim sistematik, duke futur një psikozë në mesin e popullatës, që me çdo kusht ti lëshojnë trojet e tyre. Janë rrahur disa fshatarë duke punuar në arat e tyre, të tjerë që ishin duke ruajtur bagëtinë në fusha. Vlen të përmendët se në fshatin Suharën dhe Novosellë, Buhiqë , Dukatë e Banjë të Sijarinës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes ushtarako-teknike në Kumanovë u krijuar një shpresë e madhe , që do të vijnë ditë më të mira, jo vetëm për Kosovë por edhe në të gjitha lokalitetet shqiptare të tri Komunave. Por shumë forca gjatë tërheqjes u stacionuan në këto anë. E mërkura e 23 qershorit 1999 , ishte ditë e kobshme për ato banorë që sot e kujtojnë thellë duke u mërzitur e përlotur.
Duke kujtuar ato skena e momente të rënda e aq të dhimbshme, por edhe me një shpresë se një ditë do të krijohen kushte për një kthim të qëndrueshëm . Në mbrëmjen e kësaj date para dhjetë vitesh ishte kulmi i dhunës kundër banorëve, i kishin lëshuar shtëpitë e tyre nuk mund të duronin më tepër, ia kishin mësyer të kalojnë në fshatrat më afër Kosovës, por edhe kanë marrë rrugën për në Prishtinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Gjilan e gjetkë. Mekanizmat më të larta ndërkombëtarë. Subjektet politike të tri Komunave Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Një mbikëqyrje , monitorim i përhershëm nga forcat e NATO-s së bashku me policin multietnike. Tri Kuvendet Komunale ende sot e kësaj dite zyrtarisht nuk e kanë pranuar që nga këto Komuna përkatëse , ka patur dëbim, zhvendosje të popullatës shqiptare e pastaj të përgatisin një platformë, projekt serioz dhe të zbatueshëm në praktikë, të ngrisin Komisione punuese për vlerësimin e dëmeve dhe shpagimin e tyre dhe për krijimin e kushteve për kthim! Organet më larta të shtetit dhe qeverisë Kosovare Organet Komunale ku janë të vendosur dhe janë përqendruar si për KK të Prishtinës, Fushë Kosovës , Kamenicës dhe Gjilanit. Reciprocitetin e ndërsjellë çfarë kërkojnë serbët e Kosovës ato të drejta ju takojnë dhe duhet investuar edhe për shqiptarët e tri komunave të banuara me shumicë e në këtë kontekst edhe për të zhvendosurit e tri Komunave.
Ende nuk pranohet zyrtarisht kjo kategori e banorëve
Deri më sot nuk është bërë asgjë edhe pas 15 viteve, për këto familje, për krijimin e kushteve për kthim. Në vitin 2001 ishte organizuar një kthim i mbështetur edhe nga UNHCR-i dhe organizma tjerë ndërkombëtarë që e kemi përshëndetur, ju jemi shumë mirënjohës për këtë. Ndihmat e afruara nuk ishin të mjaftueshme, organizimi nuk ishte bërë ashtu si duhet, nuk ishin marr në konsideratë shumë specifika të kthimit dhe të asaj pjese që duheshin krijuar kushte më të qëndrueshme. Disa banorë të këtyre lokaliteteve nuk jetojnë si të përhershëm dhe disa që janë vetëm gjatë stinës së verës, sikur para datës së 23 qershorit 1999. Deri më sot askush nga përgjegjësit institucional qendror të Republikës së Serbisë nuk i ka vizituar e le të afroj ndonjë projekt a program serioz për rikthim apo integrim aty ku janë. Tema për kategorinë e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk guxon të jetë e anatemuar, por më tepër të ngritët zëri, që mos të bëhet tepër vonë, gati nga askush nuk trajtohet kjo temë, askush nuk qanë kokën për këtë. Mbesim me shpresë se do të ndërmerret diçka në drejtim për kthimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të kthehen, nëse ju krijohen kushtet paraprakisht.
/Refik HASANI/