DYLON

22 vjet që kur shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkuan bashkim me Kosovën

Avatar photo Redaksia

Më 1 dhe 2 mars shënohet 22 vjetori i Referendumit për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën, kur u bë deklarimi i shqiptarve të Luginës së Preshevës për dy opcione: për Autonomi (politike e territoriale) në Serbi, dhe për bashkim me Kosovën.

Para 22 vitesh shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilie të shkatërrimit të përgjakshëm të RSFJ – së me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Organizimi i Referendumit të 1 dhe 2 marsit të 1992 ishte dhe mbetet rezultati më i rëndësishëm i dy partive të para politike, PVD dhe PDSH, që dy vite më parë kishin filluar me organizimin e pavarur politik të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

EkoHigjiena

Është me rëndësi të theksohet se në Kuvendin për organizimin e Referendumit, së bashku me përfaqësuesit PVD –së dhe PDSH –së, ishin ftuar dhe morën pjesë shumica e delegatëve shqiptarë të Kuvendeve Komunale të Preshevës dhe Bujanocit. Karakterin gjithëpërfshirës Referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në shumë qytete të Zvicrrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Nga distanca 22 vjeçare, sot mund të veçohet rëndësia e madhe e Referendumit jo vetëm se për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, por edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky vullnet politik i shprehur në rrethana të shkatërrimit të një sistemi shtetërorë, ofronte opsionet politike për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Gjate vitit 1991- 1992 në tri komunat e Luginës se Preshevës: Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për te mbrojtur dhe ngitur zërin e shqiptareve të këtij rajoni.

Me 16 shkurt te vitit 1992 në Preshevë u mbajt Kuvendi i përberë prej 96 delegateve të cilet ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptaret e tri komunave : Medvegje, Bujanoc dhe Presheve. Me shumicë votash u propozua për autonomi territoriale me te drejtë bashkimi me Kosovën. Në këtë kuvend u propozuan tre opsione: Autonomi territoriale-politike, autonomi adiministratvo- kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. Me 1 dhe 2 mars te vitit 1992 u organizua Referendumi gjithëshqiptare nga Lugina e Preshevës për këto tri komunat të cekura me larte.

Me deklaratën për autonomi territoriale me të drejtë të bashkimit me Kosovën. Iniciativa ishte e popullit që shtypej përditë e më shumë dhe e vetmja mënyrë ishte zgjidhja e madhe e referendumit që pati jehonë i cili la gjurmë për të ardhmen si argument demokratik. Mos demokratizimi i Serbisë ishte pengese e Referendumit . Pankartat për ftesë të popullatës u hoqën nga policia serbe, nuk lejoheshin reklamat dhe ftesa e qytetareve ishte pengesë e madhe nga qeveria serbe. U hapen 75 vend votime në shtëpia private dhe lokale po ashtu private, dhe per dy ditë dolen në votime qytetaret, pasi ditën e parë u penguan nga policia serbe.

Radhët e qytetareve ishin të mëdha për votime. Dolën mbi 46.000 votues. 98 % e popullatës iu përgjigjen versionit pozitiv dhe Referendumi u vlerësua i suksesshëm. Edhe pse me 12 mars 2001 u nënshkrua teksti i marrëveshjes per armëpushim dhe me 7 maj u morr vendimi për çmilitarizimin e UÇMBP dhe marrëveshja e paqes së Konçulit me 21 maj 2001 nuk u përmbushë në praktikë, nuk u respektua nga ana serbe./|Titulli/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.