DYLON

22 kandidatë filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t`u bërë kadetë të FSK-së

22 kandidatë filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t`u bërë kadetë të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, 22 kandidatët e përzgjedhur filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t`u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare (QSU) pranë Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t`u bërë kadetë të FSK-së.

EkoHigjiena

Forca e Sigurisë së Kosovës çdo vit shkollon gjenerata të reja të kadetëve të cilët pas katër vitesh studimi ushtarak në QSU dhe RIT, bëhen oficerë të FSK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.