DYLON

Gjilani dhuron autoambulancë dhe pajisje mjekësore për Novobërdën

Gjilani dhuron autoambulancë dhe pajisje mjekësore për Novobërdën
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit do të dhurojë një autoambulancë dhe pajisje të tjera mjekësore për Komunën e Novobërdës, me qëllim përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e kësaj komune.

Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje me nënkryetarin e Komunës së Novobërdës, Abdyl Gashi, për realizimin e këtij donacioni.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni tha se mbështetja synon të ndikojë drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për banorët e Novobërdës.

“Ky donacion do të ndihmojë drejtpërdrejt në ofrimin dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Novobërdës”, ka deklaruar Hyseni.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.

“Bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet komunave tona mbetet shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e rajonit dhe mirëqenien e banorëve tanë”, ka thënë kryetari i Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.