Komuna e Gjilanit do të organizojë Akademi për të përkujtuar veprimtarin Ilmi Ramadani
Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit dhe luftëtarit të lirisë, Ilmi Ramadani (1953–2025).
Përmes kësaj akademie do të kujtohet dhe nderohet kontributi i tij i çmuar në shërbim të lirisë dhe atdheut.
27 gusht 2026
Ora 16:00
Teatri i Qytetit – Gjilan
“Ftohen qytetarët, familjarët, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan veprën e tij, të marrin pjesë në këtë akademi përkujtimore”, thuhet në njoftimin e Komunës. /2LONLINE/
