Drita barazon në ndeshjen e parë, kualifikimin do ta synojë në ndeshjen e kthimit!
FC Drita ka barazuar me Floriana FC, me rezultat 1:1. në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Glosat u shënuan fare në fund, në kohën shtesë. Për Dritën shënoi Liridon Balaj, ndërsa barazoi për vendësit, Amar Drina.
Tani Dritës i mbetet ta gjej fitoren në ndeshjen e kthimit, që do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, për t’u kualifikuar tutje. /2LONLINE/
