(2L ONLINE) – Komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, major Remzi Azemi e ka vlerësuar vitin 2014 si një viti i një situate të mirë të sigurisë në Gjilan, ku kemi rënie të krimit. Ndonëse tha se një raport i policisë më detaj do të bëhet gati këto ditë, ai vlerësoi faktin se po e përmbyllim një vit pa incidente të natyrave të rënda, me rënie të rasteve kriminale në të gjitha nivelet.
“Ishte një viti i mirë në aspektin e sigurisë. 2014-ta po përmbyllet me ndjenjën e mirë të sigurisë duke i arritur objektivat që i ka pas policia’, ka thënë Azemi, duke përkujtuar edhe atë se përgjatë këtij viti nuk kemi pas vrasje të regjistruar, por edhe numri i aksidenteve fatale në komunikacion ka qenë më i ultë se vitin e kaluar.
Ai ka vlerësuar shumë edhe rolin e gazetarëve duke thënë se ata kanë qenë korrekt dhe janë partnerë shumë i rëndësishëm i policisë pasi pasqyrojnë drejt punën e këtij organi, çka është shumë e rëndësishme për policinë.
Por, sipas major Azemit, kjo nuk është një çështje që do ta lejojë policinë të vetëkënaqet me këtë, por se edhe përgjatë vitit 2015 do të punohet shumë, me plane të ndryshme që të rritet edhe më shkalla e sigurisë, por edhe të ngritët niveli i bashkëpunimit të policisë me qytetarë, që ai e vlerësoi të mirë edhe përgjatë këtij viti. /2L ONLINE/