• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Opinion

20-vjetori, viti jubilar i përjetësisë së dëshmorëve Tefik e Hanumshahe Zymberi

Redaksia 2LONLINE 16 Prill, 2019 3 min
 20-vjetori, viti jubilar i përjetësisë së dëshmorëve Tefik e Hanumshahe Zymberi

Në 20 vjetorin Betejës së Zhegocit, përvejtor jubilar, përveç evenimenteve tjera të shumta u përuruan edhe bustet e dy dëshmorëve të Anamoravës e gjithë shqiptarisë, Tefik e Hanumshahe Zymberi.

Shkruan: Ismet Tafili

Tani e tutje sheshi “Nushi e Tefiku në lagjen |Dardania –I-, një ambient të bukur, pranë çerdhes së fëmijëve, që aq shumë i deshën ata, e hapësirës sportive, do të shkëlqejnë edhe bustet e dy dëshmorëve, Tefik e Hanumshahe Zymberi.

Ky vend, këto hapësira, në vitin 1989 dhe 1990 ishte i mbushur plot me të rinj e të reja që protestonin, kundër suprimimit të autonomisë, terrorit e dhunës së pushtetit serb mbi shqiptarët, ku pjesëmarrës ishte edhe Tefik Zymberi, i cili jo vetëm që shihej në çdo cep të kësaj lagjeje duke protestuar, por edhe duke u dhënë zemër protestuesve që të mos shpërndahen, që të mos largohen prej njëri tjetrit.

Këtu edhe helikopteri serb kishte shtënë mbi protestuesit por ishte larguar, pasi dikush nga protestuesit kishte shtënë të.

Gjithashtu, po në këtë vend në prag të çlirimit, paramilitarët serb kishin hedhur granata, për të vrarë shqiptarë e për të krijuar panik, në mënyrë që të largohen të gjithë banorët nga Gjilani, por as kjo nuk i kishte frikësuar.

Po ky shesh, më 15 qershor ishte vendi i parë ku u rreshtuan ushtarët e UÇK-së, të Zonës Operative të Karadakut, është, së bashku me banorët e Gjilanit para taë cilëve u mbajt fjalimi i parë në liri.

Pra, në këtë vend përpjekjesh të gjilanasve për të mbijetuar, për të mos lëshuar vatrat e tyre, mu në këtë arenë krismash e erës së barotit, mu në këtë vend ku erdhi liria, përveç çerdhes, ku do të rriten filizat e një peme të madhe që do të jap fryte në vazhdimësi, e përveç qendrës sportive, ku do të argëtohen e kaliten të rinjtë tanë për beteja të reja të zhvillimit e mbrojtjes së Kosovës, do të rrinë krenarë e do të bëjnë roje dy buste e dy dëshmorëve: Tefik e Hanumshahe Zymberi.

Këtu qytetarët e nxënësit do të vijnë, jo vetëm për vizitë momentale e homazhe, por edhe për të dëgjuar historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut, të Betejës së Zhegocit e Marecit e betejave tjera.

 

 

Etiketa:Betejës së Zhegocit Ismet Tafili Tefik e Hanumshahe Zymberi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Kopernicë-Kolloleq

25 Qershor, 2022
2LTV

Komisioni i Shëndetësisë nga LDK, Dega Gjilan, mban konferencë për medie

25 Qershor, 2022
Policia

Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra

25 Qershor, 2022
Opinion

Dorëzimi i Albin Kurtit!

25 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Një flamur kuq e zi pranë qytetit të Vrajës

31 Maj, 2022

Asfaltimi i rrugës Zarbicë-Muhoc: Fshatrat e Malësisë së Bujanocit kanë festë, kanë dasmë!

6 Shtator, 2020

Të gjithë të bashkuar do të jemi më të fortë!

22 Qershor, 2020

Tefiku e Nushi dy figura emblematike që vepruan guximshëm

22 Dhjetor, 2019

Kurteshi-Emini: Për Tefikun e Nushin, më së mirë do të flasë historia

21 Dhjetor, 2019

Me akademi përkujtimore do të përkujtohen dëshmorët Tefik e Hanumshahe Zymberi

17 Dhjetor, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com