20 qirinj për “Intelektualët” – Urime!

20 qirinj për “Intelektualët” – Urime!

Njëri nga tifo-grupet më të zjarrta në skenën e futbollit tek ne, padyshim që është tifo-grupi “Intelektualët”, të cilët, festave të fundvitit, ia shtojnë edhe një, atë të 20 vjetorit të themelimit.

“20 vjet Dritë n’tifoskenë”, do të jetë mesazhi përcjellës i të gjitha aktiviteteve të parapara për këtë vit jubilar të ‘Intelektualëve’.

“Festave të fundvitit iu shtohet një festë e veçantë për qytetin tonë. Festojmë 20 vite përfaqësim, përkrahje, punë dhe angazhime për qytetin”, thuhet në një njoftim të kësaj tifozerie, për t’u bërë të ditura edhe aktivitetet që do të mbahen më 23 dhjetor, transmeton 2LONLINE.com.

Aktivitetet nisin me lojën më të popullarizuar në botë, me futboll ku do të zhvillohet ballafaqimi miqësor i “Intelektualëve” me futbollistët e Dritës. Takimi nis në ora 12:00 dhe do të luhet në fushën me bari sintetik.

Aktiviteti i radhës do të jetë “Bakliadë në Qytet”. Teatri i Qytetit, ora 18:00. Pritet që nga ndezja e flakadanëve, Gjilani të “vishet” për pak kohë, me të kaltërta.

Ndërsa, prej orës 20:20, një orë kjo me simbolikë, fillon, “Ndeja e ditëlindjes”, Në Stop Club ora 20:20 me, DJ Professional , DJ Cosmo dhe Trebla.Vj.

Për “Intelektualët”, FC Drita është më shumë se klub, është familje, është shtëpia e tyre e dytë.

“Intelektualë” – URIME!

KOMENTE