20 mënyra të reja se si të humbni peshë

Ekspertja e dietave Juliette Kellow, ka 20 mënyra të reja se si të humbni peshë dhe të formësoni trupin, për pushimet verore në plazh. Dëshironi të keni forma të përkryera, por pa mbajtur ndonjë dietë? Këtë tani mund të bëni nëse përcjellni 20 këshillat e doktoreshës Kellow, e cila ka hulumtuar për mënyrat e lehta nëse nuk dëshironi të jeni një top plazhe, por të keni trupin ideal.

1. Mbushni një pjatë të madhe me drithëra…
Shumicën e kohës, thuhet se duhet të hamë më pak, por sipas një studimi të Penn State University, nëse hamë vetëm drithëra për mëngjes, atëherë, duhet të jetë një sasi më e madhe. Studimi tregon se nëse sasia e drithërave është më e madhe, ndihmon në humbjen e kalorive, më shumë se një sasi e vogël.

Përfitimi në trupin për plazh: Ndryshoni mënyrën e sasisë dhe trupi juaj, do të fillojë të humbë kalori, duke u formësuar në mënyrë më të mirë.

2… por duhet të ndalni televizionin derisa jeni duke ngrënë

Keni mundësi më të mira që të keni trup më të mirë, nëse lëshoni radion.

Një studim i bërë me 6.500 të rritur, ka treguar se derisa ushqehen dhe shikojnë televizion, nuk i kushtojnë rëndësi ushqimit, duke shtuar kështu shanset për mbipeshë.

Përfitimi në trupin për plazh: Mbani një ditar se çka po hani. Për shembull, nëse reduktoni një copë bukë, pak gjalpë dhe mjaltë ju mund të humbni 140 kaloni në ditë.

3. Bëni përzgjedhje më të mirë të ushqimit

Sipas Universitetit të Cornell, ne zgjedhim ushqimin e parë që e shohim në meny të restorantit, apo në frigorifer. Në një anketë të bërë, 86% kanë zgjedhur frutat kur u janë ofruar së pari, kurse 55% kanë zgjedhur kur i është ofruar në fund.

Përfitimi në trupin për plazh: Shikoni përreth dhe shikoni mirë se çfarë mund të keni më të shëndetshëm për të ngrënë, e mos e merrni ushqimin e parë që ju vjen te dora. Nëse e zgjidhni një pjatë me më pak yndyrë, në krahasim me tjetrën që ka shumë yndyrë, mund të evitoni shumë lehtë 300 kalori në ditë.

4… dhe vendosini në tabaka

Sipas të njëjtit universitet, ushqimin duhet të vendosni në tabaka, pasi ata që e mbajnë vetëm pjatën, kanë mundësi të marrin me vete vetëm edhe desertin, e jo sallatën. Në tabaka ka vend më shumë dhe mund të merrni gjerat e shëndetshme edhe nëse nuk do ti konsumoni.

Përfitimi në trupin për plazh: Nëse e ndërroni desertin që sjellë 400 kaloni me sallatën që ju sjellë 30 kalori, dallimi në trupin e juaj, do të jetë ndryshe brenda muajit.

5. Merrni probiotik në baza ditore

Femrat që janë dobësuar duke përdorur probiotik, kanë humbur pesë kilogram në 12 javë, dy kilogram më shumë se ato që nuk kanë përdorur, është zbulimi që ka bërë Universiteti i Qubeck në Kanada.

Përfitimi në trupin për plazh: Zgjidhni probiotikun e duhur, që bën balancimin e baktereve në zorrë, në krahasim me atë që pretendon se është shumë më i shëndetshëm.

6. Hani ushqime më të forta

Të rriturit janë më shumë të prirë, të hanë ushqime të buta, në krahasim me ato të forta, ka zbuluar një hulumtim i Universitetit të Floridës. Mirëpo nëse hamë ushqime të forta, trupi ynë gjatë përtypjes shpenzon rreth 50 kalori, që në baza javore është mbi gjysmë kilogrami.

Përfitimi në trupin për plazh: Meqenëse pjesa e belit gjithmonë vihet në pah kur jemi në plazh, zëvendësoni ushqimet e buta, me ato që janë më të forta. Për shembull zgjidhni mishin copë, ndërsa largoni mishin e grirë, e njëjtë veproni kur zgjidhni mes bananes apo mollës, dhe bukës dy herë të pjekur me bukën normale.

7. Qëndroni në humor të mirë

Hulumtuesit në Institutin e Delawere, kanë ardhur në përfundim se personat që janë të disponuar kanë më shumë mundësi që të zgjedhin ushqimin e shëndetshëm, ndërsa ata që nuk janë në disponim nuk zgjedhin fare.

Përfitimi në trupin për plazh: Nëse hiqni dorë çdo ditë nga një kroasant me xhem, ju keni shpëtuar nga 250 kalori në ditë, që i bie afro gjysmë kilogrami në muaj. Andaj mundohuni të disponoheni me gjëra të tjera që ju bëjnë të lumtur, si dëgjimi muzikës, shëtitjet në diell apo mahitë me shokë.

8. Bëhuni të vëmendshëm me ushqimet e shëndetshme

Një studim i ri, tregon se pothuajse të gjithë të rriturit, sapo e shohin mbishkrimin ‘e shëndetshme’ më nuk e lexojnë përmbajtjen e ushqimit. Kjo nuk do të thotë se gjithmonë këto ushqime janë të shëndetshme dhe nuk bënë të zgjidhet porcioni më i madh.

Përfitimi në trupin për plazh: Gjithmonë shikoni përshkrimin e kalorive, pasi përmbajtja mund të ju mashtrojë. Më pak yndyrë, për shembull do të thotë më shumë sheqer, andaj më mirë veproni në mënyrën e rregullt.

9. Përdorni parfum

Kur nuhasim e erën e mishit, bukës, supës apo çokollatës na shtohet apetiti, në krahasim me aromat tjera siç është ajo e pishës, apo e barit të prerë, që e bënë të kundërtën.

Përfitimi në trupin për plazh: Kur nuhasni ushqim, ndizni qirinj aromatik, vendosni parfum në trup dhe në dhomë, apo përdorni mjete higjienike, në mënyrë që të shpërqendroheni nga ushqimi.

10. Lëshoni gotën në tavolinë kur e mbushni me verë

Në Universitetin e Ajovës, kanë ardhur në përfundim se nëse e zbrazim verën në gotën që e mbajmë në dorë, e mbushim 12% më shumë, se sa në gotën që është në tavolinë. Njëjtë ndodhë edhe me formën e gotës, pasi gotat e gjata, mjafton të mbushet më pak, në krahasim me gotën rrumbullakët.

Përfitimi në trupin për plazh: Vendosni gotën në tavolinë kur e zbrazni verën, pasi me 12% më pakë ju keni evituar 20 kalori për një gotë, që në baza mujore është një gjysmë kilogrami.

11. Mendoni sikur çdo dite të jetë e hënë

Në fillim të javës, gjithmonë jemi më të vëmendshëm dhe kujdesemi që të respektojmë dietën, ndërsa kjo ndodhë në 80% të rasteve.
Përfitimi në trupin për plazh: Mbani shënime se sa respektoni mënyrën e të ushqyerit në ditën e parë të javës dhe krahasoni me ditët tjera. Ju mund të evitoni mbi 500 kalori, që është afro dy kilogram në muaj.

12.Kujdesuni që të hani perime bishtajore

Studimi i Universitetit të Luizianës, tregon se personat që hanë perime bishtajore, kanë për dy numra rrobat më të vogla, se sa ata që nuk hanë. Mundësi që të vujanë nga mbipesha, kanë për 53% më shumë, personat që nuk përdorin perime bishtajore.

Përfitimi në trupin për plazh: Vendosni perime bishtajore në sallatë, sepse kanë më pak kalori se misri, djathi apo gjëra të ndryshme të pjekura. Nëse veproni kështu, për 30 ditë, mund të evitoni gjysëm kilogram.

13.Reduktoni kripën

Ushqimet që i marrim me vete nga restoranti, si picat apo produktet e pastiqerisë, janë të mbushura me kripë dhe me shumë kalori. Për këtë duhet të kemi kujdes sepse ushqimet me kripë, shkaktojnë shtim në peshe dhe në numrin e veshjes.

Përfitimi në trupin për plazh: Hiqni dorë menjëherë nga ushqimet me shumë krip, e posaçërisht ato që kanë shumë kalori. Në vend se të hani një pako çipsa të kriposura me 260 kalori, merrni shkopinj të shëndetshëm karote, që brenda muajit, t keni gjysmë kilogrami më pak.

14. Fokusohuni në drekën që hani

Universiteti i Birmingham, ka ardhur në përfundim se femrat që nuk hanë drekën si duhet, në 30% të rasteve hanë grisini dhe gjëra të tjera më vonë. E kjo do të thotë, 30% më shumë kalori.

Përfitimi në trupin për plazh: Ndaleni telefonin, televizionin dhe kompjuterin, e fokusohuni 100% në gjellën që hani. Reduktoni më pas 100% gjërat tjera që hani, në mënyrë që të mos shtoni një kilogram më tepër në muaj.

15. Merrni rreze dielli në mëngjes

Njerëzit që i ekspozohen rrezeve të diellit në mëngjes, kanë më shumë përparësi se ata që shfrytëzojnë këtë ngrohtësi pasdite, sepse drita e rregullon qarkullimin e gjakut, gjë që ndikon direkt në metabolizëm.

Përfitimi në trupin për plazh: Njeriut i mjafton vetëm gjysmë ore diell në ditë, mirëpo sa më shumë diell aq më mirë. Dilni për shëtitje në mëngjes, apo bëni xhiro me biçikletë dhe digjni nga 250 kalori për 30 minuta. Kjo ju ndihmon të hiqni nga një kilogram në muaj.

16. Vëni mëlmesa në ushqim

Studiuesit në Universitetin e Kolorados, kanë vërtetuar se nëse shtoni mëlmesa si organo, hudhra, qepa apo speca djegës ju mund të zëvendësoni ushqimet me yndyrë, me ushqime të shëndetshme dhe të keni të njëjtën shije. Kështu ju mund të hani një pjatë që ka 295 kalori, në krahasim me origjinalin që ka 610 kalori, duke e kursyer kështu vetën nga 215 kalori më shumë.

Përfitimi në trupin për plazh: Bëni një eksperiment në kuzhinë. Largoni ushqimet e yndyrshme, duke marrë ushqim të shëndetshme me shumë mëlmesa. Me 215 kalori më pak në çdo shujtë, e keni ‘qerasur’ vetën me një kilogram më pak në muaj.

17. Mos hani si të tjerët – përpos nëse është e shëndetshme

Universiteti i Liverpulit, ka ardhur në përfundim se ne jemi të prirë të zgjedhim ushqimin e njëjtë, sikur shoqëruesit tanë. Fat i mirë nëse kemi dikë që ushqehet shëndetshëm, por nuk ndodhë e njëjta me ata që zgjedhin ushqime me shumë kalori.

Përfitimi në trupin për plazh: Mos shikoni se ç’farë po hanë të tjerët. Porositni i pari nëse jeni në një grup, duke u bazuar në ushqimin e shëndetshëm, e është mundësi e mirë që të tjerët të ndjekin shembullin tënd.

18. Shoqërohuni me njerëz truphollë

Nuk po themi se duhet të injoroni njerëzit e plotë, por shoqërimi me njerëz të hollë, ju mundëson që të arrini më shpejt trupin e dëshiruar për plazh. Nëse shoqërohemi me njerëz të plotë, do të filloj të ju duket normal shtimi në peshë dhe më nuk do të mendoni për humbje peshe.

Përfitimi në trupin për plazh: Kaloni më shumë kohë në palestër dhe vende të tjera ku kryhen ushtrime fizike, sepse aty ka më së shumti njerëz me trup të hollë. E në të njëjtën kohë, digjni kalori duke ushtruar.

19. Bëhuni mbretëreshë e kalorive kur hani jashtë

Shumë dyqane të ushqimit të shpejtë, tashmë kanë edhe përshkrimin se sa kalori përmban pjata, andaj nëse kujdeseni mirë, mund të kurseni 215 kalori duke porositur ushqime më të lehta.

Përfitimi në trupin për plazh: Gjithmonë kujdesuni për kaloritë në ushqime, duke porositur opsionet që kanë më pak.

20. Largoni joshjen nga pija

Universiteti i Birmingamit ka ardhur ën përfundim se njerëzit që mbajnë dietë, nuk mund ti rezistojnë joshjes nga pija gjatë mbrëmjes. Kjo është një lajm i keq për vijën e trupit, sepse një gotë verë, ka 250 kalori.

Përfitimi në trupin për plazh: Zëvendësoni një gotë verë, me xhin dhe tonik që ka 50 kalori, që do ndihmojë të evitoni një kilogram në muaj.

KOMENTE