20 elemente që nuk e dini se ju dëmtojnë lëkurën

Qëllon qe me një pjese te tyre te jemi ne kontakt te vazhdueshëm ndërsa nuk e dimë qe na dëmtojnë lëkurën. Ndaj me poshtë është një liste, te cilën jua këshillojmë qe ta shikoni.

1. Klori. Edhe nëse pas larjes ne pishine bëni edhe dush, kjo nuk do mjaftoje për te larguar te gjithë klorin mbetur ne trup. Për ta arritur këtë, rekomandohet përdorimi i një sapuni te posaçëm.
2. Kafeja. Edhe kafeja është një prej përgjegjësve kryesore ne formimin e rrudhave ne fytyre.
3. Fjetja me gjithë make-up. Ne këtë rast mund te provokohen infeksioni bakteriale dhe akne,si pasoje e zënies se poreve. Ndotja e jastëkut me to, bën qe efekti dëmtues te zgjasë ne kohe.
4. Ngacmimi i fytyrës. Kjo bën te mundur qe bakteret dhe infeksioni te shtyhen poshtë ne shtresat me te thella te lëkurës.
5. Shmangia e vakteve te ngrënies. Kjo çon ne tharje te lëkurës dhe vjetrim me te shpejte te saj. Këshillohet qe te shtohet ne racion edhe agrume, bajame, avokado, patate te ëmbla.
6. Dush i ngrohte dhe i gjate ne kohe. Uji i nxehte është ne gjendje te largoje te gjithë shtresën e sipërme te epidermës. Skuqja e lëkurës nen ujë te ngrohte, është momenti qe te dalim qe te dalim nga dushi.
7. Testimi i shume produkteve. Mania për te pasur një lëkurë sa me te mire mund te na kthehet ne bumerang, nëse për këtë do te marrim për te testuar produkte te ndryshme te make up-it.
8. Pirja jo ne sasi e ujit. Është thënë ne fakt edhe me pare qe pirja e ujit ndihmon ne përgjithësi ne paraqitjen tone, por ne mënyrë te veçante ne drejtim te lëkurës.
9. Bisedat telefonike. Problemi ne këtë rast lidhet para se gjithash me bakteret qe ndodhen me shumice ne celularin tone.
10. Rënia e solucioneve te destinuara për flokët ne lëkurë. Për këtë këshillohet qe pas përdorimit te tyre, te pastroni fytyrën me një cohe, dhe me e mira akoma është mbulimi i zonave qe mund te preken prej produkteve te tilla.
11. Syzet e ndotura. Edhe ne këtë rast, rreziku vjen prej baktereve qe ndodhen edhe këtu me shumice.
12. 12 Dietat. Dëshira për te rene sa me shume ne peshe çon jo rralle edhe ne dëmtim te lëkurës.
13. Pagjumësia. Këshillohet qe te flihet deri ne tete ore ne nate, qe lëkura juaj te duket e freskët.
14. Kripa pa kriter. Përdorimi me shumice i kripës çon ne largim te shtuar te ujit nga organizmi dhe për pasoje dehidratim te tij dhe te lëkurës ne veçanti.
15. Jastëk i ndotur. Ne jastëk flenë shume nga mbetjet e lëkurës, përfshi qeliza te vdekura te cilat përbëjnë një substrat te mire për zhvillimin e baktereve. Këshillohet qe ato te lahen një here ne dy jave.
16. Ekzagjerimi me sheqernat. Sheqeri dëmton ne radhe te pare kolagjenin e lëkurës
17. Mungesa e aktivitetit fizik. Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon organizmin ne largimin e tokasinave te trupit përmes frymëmarrjes.
18. Konsumi i shtuar i alkoolit. Kjo ka te beje me dehidratimin qe vjen si pasoje e përdorimit te shtuar te pijeve alkoolike.
19. Qëndrimi i zgjatur ne sauna. Qëndrimi i tejzgjatur këtu çon ne dëmtimin e kolagjenit dhe te elasticitetit te lëkurës.
20. Duhani. Ne këtë rast, demi është i madhe edhe kur qëndron ne një mjedis duhanpirës.

KOMENTE