DYLON

19 persona certifikohen në ndërmarrësi si dhe rreth përgatitjeve të biznes planeve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në një ceremoni rasti janë shpërndarë sot certifikatat për pjesëmarrësit në një trajnim 5 ditor lidhur me rolin e ndërmarrësisë si dhe rreth përgatitjeve të biznes planeve . Qëllimi kryesor i këtij trajnimi që u organizua nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg është që personat të cilët kanë vijuar këtë trajnim të jenë të gatshëm të aplikojnë për grande. Përndryshe ky është grupi i dytë që është trajnuar në këtë fushë ku në trajnimin e fundit kanë marrë pjesë 19 persona, konkretisht 18 ferma dhe një mashkull.

Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre certifikatave ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili ju drejtua të pranishmeve. “ Me lejoni që të ju uroj për sukseset e arritura. Njëherit uroj që të keni suksese edhe në të ardhmen, pasi që më të vërtetë ka shumë donatorë serioz në Kosovë e në veçanti edhe në komunën tonë. Po ashtu zotohem se ju do të keni gjithmonë edhe përkrahjen e Komunës së Vitisë.” U shpreh Haliti.

EkoHigjiena

Ndërkaq Mentor Rexhepi, nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve duke folur rreth qëllimit të këtij trajnimi ndër tjerash tha se ndjekësit e këtij trajnimi me njohurit e fituara do të kenë mundësi të aplikojnë për grande si të donatorët e huaj ashtu edhe ato vendor. Përndryshe ky është grupi i dytë që është trajnuar në këtë fushë ku në trajnimin e fundit kanë marrë pjesë 19 persona, konkretisht 18 ferma dhe një mashkull.

Trajnimi në fjalë është organizuar nga Zyra për Investime dhe Mbështetje të Bizneseve në bashkëpunim me Fondacionin Kosovë-Luksemburg, ku në shpërndarjen e certifikatave ka marrë pjesë edhe Fisnik Beqiri nga ky fondacion. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.