DYLON

183 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 20 raste në Gjilan

183 raste pozitive me COVID-19, prej tyre 20 raste në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Sot më 07 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 365 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 183 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 3.886 raste nga 26.039 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 82 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Sot më 07 korrik 2020, janë shëruar 57 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.003 raste, kurse raste aktive 1.801.

EkoHigjiena

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 73 raste, komuna e Gjilanit 20 raste, komuna e Pejës 13 raste, komuna e Vushtrrisë 11 raste, komuna e Fushë Kosovës 10 raste, komuna e Lipjanit 10 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Ferizajt 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Drenasit 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Kamenicës 3 raste, me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat: Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.