Sot në Viti u bë ndarja e Mirënjohjeve për 180 pjesëmarrësit në trajnimin 10 ditor me temën “ Unë dhe ti jemi të barabartë”. Me këtë rast zv. kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së Mirënnjohjeve që u organizua sot nga Grupi Lokal i Veprimit “Vitia” nën kryesimin e kryetares së këtij grupi, Fadile Demelelzi.
Zv. kryetari Aliu u shpreh se e drejta e pronës është sfidë në gjithë Kosovën në veçanti për femrat dhe potencoi se përmes këtij trajnimi në veçanti gratë kanë marrë njohuri të mjaftueshme për të drejtat që ju garantohen me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq Fadile Demelezi, Kryetare e GLV “Vitia” bëri me dije se ky projekt është në kuadër të Masës 303 projekti i animimit ku është financuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës. Ajo potencoi se në këtë trajnim kanë marrë pjesë kryesisht anëtarët e mbi 10 shoqatave kryesisht të grave të cilët veprojnë në Viti, pjesëmarrës ishin edhe Qendra Rinore.