DYLON

18 bletarë vitias kanë përfituar 90 koshere bletësh

18 bletarë vitias kanë përfituar 90 koshere bletësh
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka subvencionuar sot 18 bletarë vitias me nga 5 koshere për bletë, në kuadër të përkrahjes së fermerëve, të cilët vitin e kaluar kanë përfituar edhe centrifuga.

Me këtë rast, në pranim dorëzimin e tyre ka marrë pjesë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë, në vazhdimësi është duke ndihmuar fermerët vitias por edhe bletarët duke ditur rëndësinë e tyre për gjenerimin e të hyrave dhe zhvillimin e vendit. Ndërsa drejtori Pira, theksoj se furnizimi i bletarëve me koshere me bletë është bërë nga buxheti komunal i Vitisë.

EkoHigjiena

Përndryshe, bletarët janë shprehur të kënaqur me ndihmën që po i’u ofrohet në vazhdimësi, dhe kanë falënderuar kryetarin Haliti dhe Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, për përkrahjen e vazhdueshme, duke e cilësuar atë si jetike dhe shumë të rëndësishme për zhvillimin e bletarisë në këtë komunë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.