DYLON

170 çanta shkollore për fëmijët në nevojë

170 çanta shkollore për fëmijët në nevojë
Avatar photo Redaksia

Të rinjët e Zhegrës kanë grumbulluar mjete financiare për të siguruar 170 çanta bashkë me të gjitha mjetet e nevojshme shkollore që I duhen një nxënësi për një vit shkollor. 150 çanta janë dhuruar për nxënësit e shkollës “Agim Ramadani” në Zhegër dhe 20 sosh për shkollën fillore “Bajram Curri” në Shurdhan.

Adem Ajvazi. ka bërë të ditur se aksioni filloi me vendosjen e arkave të mbyllura në kafiteritë e fshatit, dhe përfunduan duke marrë donacione nga qytetarë e biznese, mërgimtarë e shoqata humanitare për të realizuar kështu një projekt me mjaftë sukses.

Përndryshe, Gëzim Tahiri, Adem Ajvazi dhe Valdrin Bajrami dorëzuan të hënën donacionin në dy shkollat e lartëpërmendura, ndërsa të gëzuar me suksesin e aksionit premtuan realizimin e aksioneve të tjera që kontribuojnë në të mirë të komunitetit.

EkoHigjiena

Ata kanë bërë edhe një hap më tutje duke publikuar donatorët dhe shumat që kanë dhuruar, dhe krejt në fund kanë publikuar edhe faturat e shpenzimeve.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.