DYLON

17 vjet nga Beteja e Koshares

Avatar photo Redaksia

Beteja e Koshares e zhvilluar më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të ‘99-së, shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Shtatëmbëdhjetë vjet pas, protagonistët e gjallë të kësaj lufte, i ruajnë të paharruara kujtimet dhe rrëfejnë për heroizmin luftëtarëve të Brigadës 138. Përpjekjet për të arritur një marrëveshje që forcat serbe të tërhiqeshin nga territori i Kosovës, kishin rezultuar pa sukses. Ndërkohë, pas Rambujesë ishte formuar Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe caqet ushtarake dhe paramilitare serbe ishin sulmuar nga forcat e aleancës veri-atlantike NATO.

EkoHigjiena

Ishte fillim prilli i vitit 1999. Për drejtuesit e luftës çlirimtare kjo ishte koha më e mirë për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë pushtimit serb në Kosovë dhe ndarjes së kombit me kufirin e dhunshëm. Kufiri shqiptaro-shqiptar ishte ndër pikat më strategjike të luftës dhe konsiderohej arterie e domosdoshme për lëvizjen e luftëtarëve të UÇK-së.

Kështu thotë ish-komandanti Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, i cili në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes kishte dhënë urdhrin për fillimin e operacionit për thyerjen e kufirit, i quajtur “Operacioni Shigjeta” shpjegon se si kishin ardhur deri te momenti për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm.

“Ishte data 7 prill. U bë një urdhër dhe i dërgohej komandantit të pikës, Rrustem Berisha, i cili e pranon urdhrin. Të nesërmen më thërret Bislim Zyrapi, shef i Shtabit dhe me thotë që kërkesat janë të shtyhet operacioni për 24 orë për shkak të disa mungesave teknike që i nevojiten luftës”, kujton Syla.

Komandanti i Batalionit I, Hysen Berisha, thotë se zhvillimi i Betejës së Koshares ka ndodhur në një kohë kur Kosova ishte pothuajse në një gjendje të pa shpresë, sepse ushtria serbe kishte zbarkuar në Koshare me një arsenal të tërë ushtarak.
“Forcat serbe kishin zbarkuar me tërë arsenalin e armatimit dhe kishin intensifikuar veprimet e tyre deri në masën e gjenocidit”, thotë Hysen Berisha.

Më tepër:

http://www.indeksonline.net/lajme/8435/17-vjet-nga-beteja-e-koshares/