DYLON

17 vite nga eksodi masiv i kosovarëve

Avatar photo Redaksia

​Në përvjetorin e 17 të eksodit masiv të shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë, nga Bashkia e Kukësit do të organizohet kalimi simbolik i kufirit, Ky kalim simbolik i kufirit bëhet për të rikujtuar përvojën e dhimbshme të dhjetëra mijërave njërëzve, që u dëbuan me forcë nga regjimi i Milosheviçit.

Kjo nismë e Bashkisë së Kukësit për të kaluar në këmbë kufirin, si 16 prillin e vitit 1999, është përqafuar nga rrjeti i qendrave rinore të Kosovës.

EkoHigjiena

“Do të bëhet një marshim në këmbë në kufirin Kosovë-Shqipëri, në pikën e Morinës, ku përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, bashkë me Ambasadën e Shqipërisë dhe qytetarët e tjerë nga Kosova do të kalojnë kufirin dhe matanë do të priten në mënyrë ceremoniale nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani”, tha për Top Channel Krenare Gashi, nga rrjeti i qendrave rinore të Kosovës.

Të mbështetur nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, bashkorganizatorë të këtij aktiviteti janë edhe shumica e komunave të Kosovës, si Prishtina, Mitrovica, Suhareka, Rahoveci, Gjakova, Lipjani e të tjera.

Më 16 prill 1999 u shënua dhe fluksi më i madh i dëbimeve masive të shqiptarëve të Kosovës, si pasojë e fushatës hakmarrëse të Milosheviçit pas bombardimeve të NATO-s, dhe përpjekjeve të tij për ta spastruar etnikisht Kosovën.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.