Izmi ZEKA
/2L ONLINE/ – Sot 17 vite me parë më 18 prill filoi lufta në Marec e njohur si Beteja e Marecit. Në këtë Betejë pati shumë të vrarë nga radhet e UCK-së duke mbrojtur jetën, perspektivën dhe shtetin e ardhshëm të Kosovës.
Nga pikëpamja historiografike, tani më shumë po argumentohet se gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e në këtë kontest betejës së Marecit, ideja e krijimit të shtetit ishte perspektiva e vetme dhe e domosdoshme për Kosovën dhe zhvillimet e saj.
Në këtë relacion vlen të përmendet se vetë shtrirja e luftës në përmasa çfarë ishte dhe drejtimi i saj në një hierarki vepruese në Kosovë dhe në anën tjetër përfaqësuesit politik të saj në shumë shtete të Evropës e më gjerë paralelisht paraqesin kapitalin më të madh të fundshekullit XX dhe njëkohësisht largimin e forcave ushtarake e policore nga territori i Kosovës.
Pas luftës heroike të ushtarëve të UÇK-së, në betejën e Marecit, prej 18 prillit deri më 22 prill, ishte plagosur rëndë Muharrem Ibrahimi, epror i lartë ushtarak, duke dal prej shtabit për në spitalin e improvizuar te lagjja e Bullajve, me plagë të rënda vdekjeprurëse, thërret: “Pika nuk guxon të bjerë…”.
E kjo tregon për moralin e lart dhe vendosmërinë e luftëtarëve të UÇK-së, ku edhe në momentet kur po luftohej për jetë a vdekje, ata reflektonin natyrshëm mbrojtjen e pakompromis të çdo pëllëmbe të tokës shqiptare. /2L ONLINE/