Në kuadër të organizimeve shtetërore për shënimin e 16-të, vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me udhëheqësit shtetërorë dhe stafin e lartë të FSK-së, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së
Kosovës duke vazhduar me nderime dhe homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, aty ku edhe buron liria dhe pavarësia e shtetin tonë.
Në urimin e tij gjeneral Jashari ka theksuar se: “Ne, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, kemi marrë një obligim të madh mbi supet tona, që të jemi pararojë e lirisë, të mbrojmë vendin tonë dhe të japim kontributin tonë për paqe kudo në botë”. /2LONLINE/