DYLON

16 vjet nga vrasja e vëllezërve Bytyqi

Avatar photo Redaksia

Kanë kaluar 16 vjet që nga vrasja e tre qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare, Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ndërsa për vdekjen e tyre askush nuk ka përgjigjur para drejtësisë. Rasti mbetet i pazgjidhur, ndërsa është një temë e rëndësishme dhe pengesë e madhe në marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe Serbisë.

Kohët e fundit, Kongresi i SHBA-ve ka iniciuar një rezolutë të re, në të cilën theksoi se “vënia e drejtësisë në rastin e vëllezërve Bytyqit, do të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, transmeton Telegrafi.

EkoHigjiena

Vëllezërit Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyqi kanë lindur në Chicago të SHBA-ve dhe iu bashkuan brigadës së “Atlantikut” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në prill të vitit 1999.

Ata u arrestuan në Serbi dhe më pas u vranë në të njëjtin vit, ndërsa për vdekjen e tyre deri më tani askush nuk është përgjigjur.

Ministri i policisë serbe, Nebojsha Stefanoviq, tha muajin e kaluar se “në rastin Bytyqi” janë arritur përparime të rëndësishme”. /Telegrafi/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.