16 shtatori – një datë që do të hyjë në historinë e Kosovës!
Shkruan: Arlind Vokshi
17 Shkurti 2008 ishte Dita e Pavarësisë.
16 Shtatori synon të jetë dita e drejtësisë.
Njëra datë solli shtetin, tjetra mund t’u sjellë lirinë atyre që për shtetin dhanë gjithçka.
Liria e Kosovës u pagua shtrenjtë. Ajo u pagua me sakrificë, me burgje, me plagë dhe me jetën e bijve më të mirë të këtij vendi.
Prandaj, për shumë shqiptarë të Kosovës, 16 Shtatori nuk është vetëm një datë në kalendar. Është një shpresë për drejtësi, një pritje për kthim dhe një moment për t’i dhënë historisë një tjetër faqe.
Në këtë kapitull të historisë, Hashim Thaçi mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë politike të Kosovës një figurë që lidhet drejtpërdrejt me luftën, procesin e shtetformimit dhe orientimin euroatlantik të vendit.
Ai që ishte në vijën e parë të luftës, ishte edhe në tavolinat ku u vendos e ardhmja e shtetit.
Nga uniforma te institucioni, nga lufta te diplomacia, nga rrënojat te shtetndërtimi.
Sot Kosova ka nevojë për më shumë se nostalgji. Ka nevojë për vizion, institucione të forta, zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe një orientim të palëkundur euroatlantik.
Sepse Pavarësia nuk është vetëm një datë. Është përgjegjësi. Liria nuk është vetëm një fjalë. Është sakrificë. Drejtësia nuk është privilegj. Është e drejtë.
Dhe, nëse 17 Shkurti ishte dita kur bota dëgjoi zërin e Kosovës, le të jetë 16 Shtatori dita kur Kosova dëgjon zërin e drejtësisë.
Një komb nuk i harron ata që sakrifikuan për të.
16 shtatori jo thjeshtë një datë.
Një kujtesë. një shpresë. një betim.
Kosova i pret bijtë e saj.
Liri për çlirimtarët.
Lavdi UÇK-së.
