DYLON

150 pako ushqimore për jetimët e Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet Shoqtës Humanitare “Bereqeti” dega në Gjilan, sot ka bërë shpërndarje e 150 pakove ushqimore për fëmijët jetim.

Agim Hyseni, kordinator i shoqatës në Gjilan ka thënë se ky aktivitet humanitar I dyti me rradhë prej fillimit të muajit të ramazanit është enkas për fëmijët jetimë të cilët prej pasluftës ndihmohen vazhdimisht nga Bashkësia Islame.

EkoHigjiena

Hyseni tha se ky donacion vie nga Shoqata humanitare “Bejtu Zekat” shtëpia e zeqatit e cila ka në përkujdesje afër 200 fëmijë jetim duke ju ndihmuar me një ndihmë modeste mujore 30 €.

Pakoja ushqimore të cilën sot e gezuan jetimët përmban gjërat më elementare për përgaditjen e iftarit . /2L ONLINE/