(2LONLINE) – Komuna e Gjilanit është zgjedhur njëra ndër Komunat e Kosovës, në të cilën USAID-i Amerikan sot gjatë gjithë ditës do të shënoj prezencën e këtij misioni gjigant me aktitivitete të ndryshme për të shënuar 15 vjetorin e prezencës në shumë fusha si në arsim, shëndetësi, infrastrukturë të ndryshme, energji, ujë, sundim të ligjit, dhe asistencë tjetër por dhe partneritet tjetër pozitiv për të birën e zhvillimit të vendit dhe zhvillimit të biznesit privat.
Me këtë rast, drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, znj. Maureen Shauket, ka thënë se 15 vjetori i prezencës së misionit të USAID-it në Kosovë do të mbahet në mendje përherë si një mision i 15 vjetorit të partneritetit me popullin e Kosovës për të sjellë ndryshime pozitive dhe lehtësuese për ecjen përpara.
“15 vjet prezencë e misionit të popullit amerikan, do t’i mbajmë përherë në mendje si 15 vjet partneritet me popullin e Kosovës dhe me institucionet e shtetit. Asistenca jonë teknike ka qenë për të vetmin qëllim rindërtimin dhe krijimin e kushteve për zhvillim të vendit. Të gjitha punët i kemi bërë së bashku me institucionet lokale dhe qendrore, me Shoqërinë Civile, me OJQ-të dhe qytetarët gjithandej, por edhe me biznesin privat”, ka thënë ajo duke shtuar se USAID është edhe më tutje si donatori më i madh në këtë vend.
Sa i përket investimeve të Popullit Amerikan përmes USAID-it, ajo tha se që nga viti 1999 e deri më tash ne kemi investuar mbi 800 milionë dollar.
“Në Kosovë kemi sjellë para të popullit Amerikan mbi 800 milion dollar, ndërsa sipas statistikave vetëm në Komunën e Gjilanit kemi investuar mbi 6 milionë dollar. Kemi investuar në rindërtimin e infrastrukturës në shkolla, ambulanta, infrastrukturë, ndriçim, rrjet elektrik, ujësjellës, trajnime të stafit civil nëpër institucione dhe shumë punë të tjera sa i përket sundimit të ligjit dhe infrastrukturës atje.
Edhe në sektorin privat dhe bujqësi kemi investuar po ashtu shumë. Ndërsa në strategjinë 5 vjeçare ajo ka bërë të ditur se do të punojnë edhe më tutje si në programin e zhvillimit, atij për lidership transformues etj”, tha Maureen Shauket.
Në këtë ngjarje ka marrë pjesë i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi dhe drejtorët komunal.
Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani do të jetë përherë falënderues për popullin amerikan dhe për USAID-in për punë shumë të mëdha dhe të prekshme gjithandej Komunës.
“Gjilani do të ketë përherë falënderim për popullin Amerikan dhe për USAID-in për këtë partneritet të ndërtuar prej vitesh. Ne për çdo brengë që kishim bëhej realitet realizimi i tyre falë mbështetjes së USAID-it, si për shkolla, ambulanca, rrugë, ndriçim, ujësjellës, rrjet elektrik, gjykata, trajnime, dhe shumë punë të tjera që i prekim dhe i shohim gjithandej Komunës. Sot të gjithë ne kur ecim rrugë, kur konsumojmë ujë të pijes, kur e ndriçojmë ambientin në familje, kur bëjmë vizita të mjekut, kur dërgojmë fëmijët në shkolla, duhet ta kujtojmë edhe atë që secili prej këtyre projekteve një përqindje shumë të madhe e ka meritë USAID-i”, ka thënë Haziri.
Kryetari Haziri, e shoqëruar nga zonja Maureen Shauket kanë vizituar gjykatën themelore në Gjilan, ku ka parë nga afër sektorët e ndryshëm të këtij institucioni.
Ndryshe, USAID-i sot në Teatrin e Qytetit në Gjilan është duke promovuar një pjesë të vogël të punës 15 vjeçare që ka bërë në Gjilan dhe Kosovë, është ditë e hapur ku të gjithë qytetarët kanë mundësinë të vizitojnë.
Ndërsa në orën 14:15 në hotelin Kristal do të ketë një paraqitje për media dhe para sektorit privat lidhur me punët e deritanishme dhe misionin për të ardhmen. /2lonline/