DYLON

15 qershori është një datë që familja jonë e kujton me dhimbje, krenari dhe gëzim njëkohësisht

15 qershori është një datë që familja jonë e kujton me dhimbje, krenari dhe gëzim njëkohësisht
Avatar photo Redaksia

Nga: Kushtrim Kadriu

15 Qershori 1983 Dënimi i Njazi Kadriut

EkoHigjiena

15 Qershori 1999 Liria e Gjilanit

15 qershori është një datë që familja jonë e kujton me dhimbje, krenari dhe gëzim njëkohësisht.

Më 15 qershor 1983, babai im, Njazi Kadriu, veprimtar i çështjes kombëtare, u dënua nga Gjykata e Qarkut në Vranjë me burgim për arsye politike. Regjimi i atëhershëm jugosllav dënonte çdo zë që kërkonte liri, barazi dhe të drejta kombëtare për shqiptarët.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, më 15 qershor 1999, pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës, ne dolëm në Gjilan për të festuar lirinë e këtij qyteti. Ishte një ditë e shumëpritur, e ardhur pas sakrificave të mëdha dhe vuajtjeve të një populli të tërë.

Për familjen tonë, ajo ditë kishte një domethënie të veçantë. Kishim kaluar mbi katër muaj në ilegalitet të plotë, sepse regjimi serb vazhdonte ta kërkonte derë më derë babanë tim. Frika, pasiguria dhe ndjekjet nuk na thyen, sepse besimi në liri ishte më i madh se çdo kërcënim.

Prandaj, 15 qershori nuk është vetëm një datë në kalendar. 15 qershori, është simbol i sakrificës, qëndresës dhe fitores së lirisë.

Një kujtesë se rruga drejt lirisë ka qenë e vështirë, por se ajo është fituar me dinjitet, guxim dhe krenari. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.