DYLON

15 Maji – Dita Ndërkombëtare e Familjes

15 Maji – Dita Ndërkombëtare e Familjes
Avatar photo Redaksia

Me rastin e shënimit të 15 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Njësia për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Komunën e Gjilanit, organizoi takim diskutimi me fokus në rolin dhe rëndësinë e familjes në shoqëri, sfidat me të cilat përballet familja sot, si dhe pozitën e gruas në familje dhe në jetën shoqërore.

Gjatë këtij takimi u theksua se familja mbetet themeli kryesor i shoqërisë, vendi ku ndërtohen vlerat njerëzore, edukimi, solidariteti dhe mbështetja reciproke. Po ashtu, u diskutua për sfidat sociale, ekonomike dhe kulturore që ndikojnë në mirëqenien e familjes, duke vënë theks të veçantë në fuqizimin e rolit të gruas dhe krijimin e një ambienti të barabartë, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për çdo anëtar të familjes.

EkoHigjiena

Në kuadër të diskutimit, u theksua edhe rëndësia e rolit të institucioneve qendrore dhe lokale në hartimin dhe zbatimin e programeve dhe politikave që kontribuojnë në përmirësimin e pozitës së familjes, mbështetjen sociale, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e gruas në shoqëri. Bashkëpunimi institucional mbetet kyç në ndërtimin e mekanizmave mbështetës për familjet dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët.

Përmes aktiviteteve dhe diskutimeve të tilla, synojmë të promovojmë vlerat familjare, respektin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si elemente të rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme.

Familja është vendi ku fillon jeta dhe dashuria nuk mbaron kurrë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.