DYLON

14 vite nga dlaja e UÇPMB në skenë

Avatar photo Redaksia

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc ka nisur me homazhe shënimin e 14 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Pjesëtarët e OVL-së, familjarët e dëshmorëve, veteranëve të luftës dhe qytetarë të shumtë,  në këtë ditë me borë, homazhet i filluan tek varri i dëshmorit, pjesëtarit të UÇPMB-së, Besim Faikut, në Tërnoc, ku edhe u vendosën kurora me lule.

EkoHigjiena

Në përkujtim të veprës së tij dhe daljes për herë të parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanocit,pas homazheve në Tërnoc, OVL së bashku me qytetarët morën rrugën për Dobrosin, vendin ku edhe për herë të parë doli në skenë UÇPMB, raporton Titulli.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së Edmond Isufi para të rënëve dhe të gjallëve, në këtë përvjetor,  tha se gjaku i derdhur i dëshmorëve duhet të respektohet, e aq më shumë të luftohet për të drejtat për të cilat edhe ata janë flijuar.

Në këtë shënim morën pjesë edhe pjesëtarët e OVL-së nga Presheva, me kryetarin Ramadan Ismaili si dhe udhëheqës nga administrata e komunës së Bujanocit, me kryetarin e komunës Nagip Arifin.

Shënimi i 14 vjetorit të daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pos homazheve te varri i dëshmorit Besim Faiku, qëndrimit në Dobrosin në përkujtim të daljes në skenë për herë të parë të UÇPMB-së, OVL ka do të shtroj edhe një koktej për të pranishmit në shtëpinë e kulturës në Bujanoc.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.