DYLON

14 Qershori-Dita e komunës së Vitisë do të shënohet me një varg aktivitetesh

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Është mbajtur sot mbledhja e këshillit Organizativ për shënimin e 14 Qershorit –Ditës së Çlirimit të Komunës. Me këtë rast zv.kryetari i komunës Hasan Aliu ka theksuar se kjo është një ditë e rëndësishme për qytetarët e komunës së Vitisë dhe kjo do të shënohet me një varg aktivitetesh kulturore e sportive.

“14 qershori është ditë e unifikimit të faktorit politik dhe qytetarëve të komunës sonë, pasi kjo ditë është dita e çlirimit që i parapriu edhe pavarësisë së Kosovës dhe si e tillë na obligon që të gjithë të jemi të bashkuar e ta shënojmë sa më mirë këtë datë të rëndësishme të kalendarit historik të komunës sonë”, ka thënë Aliu.

EkoHigjiena

Në këtë takim të këshillit ishin prezent edhe kryesuesi i kuvendit Naim Pira, përfaqësues të Organizatave të dala nga Lufta, përfaqësues nga shoqëria civile etj. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.