DYLON

12 vjet nga largimi i dhunshëm i Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë

12 vjet nga largimi i dhunshëm i Lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Refik HASANI

Sot, para 12 viteve, është larguar në mënyrë të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë. 

EkoHigjiena

Lapidari tani as pas 12 viteve nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e të gjithë ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.

Largimi me dhunë i pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, kurse tani po kalojnë mbi tri dekada nga mbajtja dhe organizmi i mbajtjes së Referendumit  më 1 e 2 mars të vitit 1992.

Shqiptarët në Republikën e Serbisë, vazhdojnë të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simbolit tonë kombëtar shqiptar, Flamurit. Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave, veçmas mungon përfaqësimi  si në Gjykata, Prokurori,  Shëndetësi, Administratë Tatimore. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe mungon përfaqësimi në zinxhirin komandues të Policisë në këtë Krahinë Shqiptare. 

Kjo Krahina shqiptare vazhdon të mbetët Rajoni  më i pazhvilluar në gjithë Evropën, është Krahina më e diskriminuar në gjithë Evropën-Kur kemi pasivizim e diskriminim, një pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.